Shoqëria Civile diskuton me Kryeministrin për kuadrin rregullator të sektorit jo-fitimprurës
Shoqëria Civile diskutoi me Kryeministrin për kuadrin rregullator të sektorit jo-fitimprurës.
Në përgjigje të kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, z. Andi Dobrushi, dërguar në emër të disa organizatave jo-qeveritare, në datë 8 Korrik 2010 u mbajt një takim mes dy përfaqësuesve të këtyre organizatave dhe Kryeministrit Sali Berisha.Takimi përfundoi me mandatimin nga ana e Kryeministrit të rifillimit të aktivitetit të grupit të përbashkët të punës qeveri-shoqëri civile, i ngritur që prej muajit janar 2009 pranë Ministrisë së Financave si një mekanizëm bashkëpunimi për adresimin e problematikës së sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri.
Takimi u përqëndrua në dy çështje parësore për shoqërisë civile dhe rolin e saj në demokratizimin e vendit: kuadri rregullator i sektorit dhe tërësia e marrëdhënieve qeveri-shoqëri civile.

Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.
Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.
Në datën 15 dhjetor 2009, ora 09.00 – 13.00 tek Hotel Sheraton, u zhvillua Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit zotit Fatmir Mediu. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Grontmij Carl Bro si dhe Programin e Qeverisjes Lokale LGPA/USAID
Në datën 24 Tetor 2009 në qytetin e Fier-it në orën 10.00 u zhvillua takimi i parë prezantues për projektin “Partneriteti Shumëpalësh për të Siguruar Efiçencën Termike në Banesa”
09 Dhjetor 2008
05 Dhjetor 2008