Forum Rajonal i UNECE 2024 – “Në Mes të Zbatimit të SDG-ve: Perspektivat nga Ballkani” event mbështetës

Më 12 Mars, më shumë se 50 ekspert nga fusha e ndryshme u mbledhën virtualisht për eventin mbështetës: “Në Mes të Zbatimit të SDG-ve: Perspektivat nga Ballkani”, pjesë e Forumit Rajonal të UNECE-it për Zhvillim të Qëndrueshëm 2024. Eventi Mbështetës u organizua nga Universiteti i Sofisë, Departamenti i Gjeografisë Rajonale dhe Politike; Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS, Observatori i Basenit Mesdhetar.

Duke sjell së bashku përfaqësues nga 3 rrjetet partnere: Rrjeti i Ballkanit Perëndimor për Qeverisjen Territoriale (TG-Web); Taskforce-i i Sistemit Tokësor të Qeverisjes për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs Taskforce); River City Network (RCN), eventi mbështetës synoi të ofronte një platformë për diskutim dhe shkëmbim të perspektivave në rrugën drejt zbatimit të SDG -ve në Rajonin e Ballkanit.

Nën moderimin e Z. Hristo Dokov dhe Znj. Anila Bejko, gjatë sesionit të parë të eventit, ekspertët dhe akademikët e nderuar shfrytëzuan rastin për të prezantuar studimet e tyre dhe perspektivat, duke hulumtuar temat kyçe si strukturat e qeverisjes për SDG-të, perspektivat e palëve të interesuara për zbatimin në Ballkanin Perëndimor dhe rasti i Shqipërisë dhe Serbisë, Modelet Ekonomike dhe progresi në veprimin klimatik në rajon.

Sesioni i fundit i eventit u pasua nga një diskutim i zgjeruar midis palëve të interesuara duke u përqendruar në 3 çështje kryesore:

  • Konsiderata teorike në kuadrin e SDG-ve dhe modelet e qeverisjes të lidhura
  • Nismat kombëtare dhe nën-kombëtare – praktikat më të mira dhe pengesat për zbatimin e SDG-ve
  • Nisma dhe mundësitë për shkëmbim përvojash, transferim të dijeve dhe bashkëpunim rajonal

Diskutimi çoi në përfundimin se: Duke qenë në mesin e rrugëtimit drejt Agjendës 2030, vendet e Ballkanit po bëjnë vetëm progres të kufizuar në drejtim të arritjes së Qëllimeve Globale. Edhe pse ka përpjekje për disa përputhje politikash (SDG-të integruar në politikat kombëtare); angazhimi formal i palëve të interesuara në nivelin e shoqërisë civile, enteve private dhe akademisë dhe vetëm në disa raste themelimi i mekanizmave të monitorimit dhe raportimit, shumë pengesa vazhdojnë të ekzistojnë, duke penguar realizimin efektiv të SDG-ve në nivel kombëtar.

Kufizimet si (i) burimet dhe kapacitetet financiare të kufizuara; (ii) tensionet politike dhe çështjet e qeverisjes që pengojnë koherencën politike; (iii) mungesa e koordinimit për shkak të strukturës të fragmentuar të qeverisjes ose (iv) mungesa e të dhënave dhe mungesa e sistemeve të monitorimit, ishin disa nga çështjet kryesore të diskutuara.

Ngjarja u mbyll duke theksuar se: nismat kombëtare dhe nën-kombëtare janë të domosdoshme për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Në nivelin nën-kombëtar, nismat baze luajnë një rol kyç në plotësimin e përpjekjeve kombëtare dhe në shtytjen e ndryshimeve në nivelin e komunitetit. Ndërsa qeverisjet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile nga ana tjetër janë dhe duhet të jenë në krye të inovacionit për të zbatuar ndërhyrje të drejtuara për të adresuar sfidat specifike të SDG -ve. Si përfundim, veprimi i koordinuar, qasjet inovative dhe partneritetet midis të gjithë palëve të interesuar për të realizuar vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon duhet të mbeten në qendër të të gjitha përpjekjeve.

Share this Post