#nad 2023: Celebrating Differences – Humanising Cities!

Këtë vit NAD ishte një festë e vërtetë vlerash dhe qytetarie ku organizata e aktivistë nga i gjithë vendi u bënë bashkë për të festuar gjithëpërfshirjen dhe komunitetin e bashkuar pavarësisht diferencave. Në këtë vit të 6-të të NAD festuam punën dhe përkushtimin e palodhur të aktivistëve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi ndryshe.

NAD këtë vit do u festua si pjesë e “Javës Amerikane” më 11 tetor 2023. Çelja e festimeve u përshëndet nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. David Wisner,  dhe Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti. I ftuar i nderit, aktori i mirënjohur i Hollivudit dhe aktivisti “RJ Mitte”, ndau me pjesëmarrësit historinë e tij personale dhe tregoi se si vendosmëria dhe vullneti e kanë ndihmuar të ecë përpara në fushën e artit dhe filantropisë. Përgjatë ceremonisë u ndanë 5 çmime për të nderuar punën dhe arritjet e aktivistëve: z. Zela Koka nga organizata MEDPAK, Kampioni i Notit Gersi Troka, Shoqata Kombëtare e Njërëzve që nuk Dëgjojnë, z. Suela Lala nga organizata ‘Së bashku’, si dhe Fondacioni OAZ.

Festimet vijuan në Panairin e Aktivizmit në Tiranë, i cili këtë vit bëri bashkë mbi 50 organizata nga i gjithë vendi, treguan aspekte praktike nga puna e tyre në promovimin e të drejtave të personave me aftësi ndryshe.

Ky është viti i gjashtë i “Ditës Kombëtare të Aktivizmit” dhe përgjatë 5 viteve të fundit mbi 160 organizata lokale, aktivistë, si edhe aktorë të mirënjohur brenda skenës së shoqërisë civile janë bërë pjesë përmes aksioneve praktike, të organizuara në Shqipëri apo si pjesëmarrjes në panairet e shoqërisë civile në Tiranë.

“Dita Kombëtare e Aktivizmit”, e njohur si #NAD është një ditë e dedikuar për aktivizmin qytetar të të gjitha formave dhe që ndodh në të gjithë vendin.  Ajo organizohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Share this Post