Promovimi i Periodikut Shkencor A+P 6
Në datën 06 Nëntor 2010, në orën 12.00 Universiteti POLIS dhe Co-PLAN me mbështetjen e SCP Swiss Cultural Program, Zvicër organizuan promovimin e Periodikut Shkencor të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban Forum A+ P, Nr.6, “Dizajni si Instrument Ndryshimi!” si dhe leksionin e hapur me temë “Qytetet ikonë të së ardhmes” nga Ark. James Costara, lektor pranë GSD Harward Boston SHBA.



Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.
Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.