Punëtoria “Ndryshimi i një komuniteti”

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Programin Professional Fellows organizuan punëtorinë “Ndryshimi i një komuniteti” i mbajtur nga tre mentorë amerikanë me përvojë shumë vjeçare, Z. Larry Fletcher, Znj. Sarah Kane Knoy dhe Z. Hector Vaca Cruz.

Kjo punëtori i erdhi në ndihmë organizatorëve të komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të ndryshojnë diçka në komunitetin ku jetojnë, duke sjellë aspekte të dobishme për kontekstin shqiptar.

Mentorët u përqendruan në tema specifike, si zhvillimi i turizmit, trajtimi i problemeve komunitare, dhe elementët kryesorë të fushatave strategjike.

 

#ProfessionalFellows #coplanalbania U.S. Embassy-Tirana

Share this Post