Bordi Drejtues

Co-PLAN drejtohet nga një Drejtor Ekzekutiv, i cili këshillohet vazhdimisht me Bordin Drejtues të organizatës si edhe me Bordin Këshillimor. Megjithatë, është vetë stafi ai që përbën thelbin e organizatës nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë në zbatimin e projekteve të ndryshme dhe arritjen e rezultateve të dukshme e të prekshme, ndërkohë që strukturat drejtuese punojnë për të rritur rrjetet e bashkëpunëtorëve si edhe për të pozicionuar më fort Co-PLAN në shoqërinë profesionale shqiptare. Bordi Drejtues i Co-PLAN është një strukturë vendim-marrëse i përbërë nga tre anëtarë, Floreta Pirushi, Tom Passero dhe Ester Caco. Ky bord kryesohet nga Zj. Pirushi, dhe mer vendime në lidhje me politikat dhe strategjitë e përgjithshme organizative.

Zj. Floreta Pirushi [Drejtuese Bordi] i përket brezit të ekspërtëve të rinj dhe idealistë të viteve 90-të që ju bashkuan bërthamës së parë themeluese të Institutit Co-PLAN në sfidën e ngritjes dhe konsolidimit të një organizate cilësore profesionale të shoqërisë civile dhe më vonë në zhvillimin edhe të kapaciteteve të konsulencës në Co-PLAN. Aja ka kryer studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës, dhe më pas ka kryer studime pasuniversitare për çështje sociale urbane dhe burime njerëzore në Holandë. Ka kualifikime të mëtejshme edhe në çështje të administrimit të institucioneve dhe në sistemet e bibliotekonomisë. Përveç përvojës së punësimit në Co-PLAN dhe më pas në Universitetin POLIS, ajo ka patur angazhime pune edhe në programe e projekte të UNCHR, INSTAT, etj. Prej disa vitesh jep kontribut edhe si pjesë e ekipeve të njësisë botuese “Polis-Press” apo të festivaleve të përvitshme “Javët e Arkitektures/Dizajnit në Tirane”, etj.

Dr. Tom Passero [Anëtar Bordi] Profesor në fushën e marketimit dhe zinxhirit të prodhimit në Kolegjin Komunitar Owens, në Toledo, Ohio, SHBA. Ai është gjithashtu instruktor me kohë të pjesshme në fushën e strategjisë së marketimit në Universitetin “Bowling” (Green State) në programin Master Administrim Biznesi. Para karrierës së tij në akademi, Tom zhilloi karrierën e tij profesionale për më shumë se 15 vjet si Manaxher i Zinxhirit të Prodhimit për Mead, Newell-Rubbermaid, Huffy, and Ernst & Young, LLP. Përgjatë 15 viteve në sektorin privat ai ka ofruar konsulencë për çështje të zhillimit organizativ, lidership etj., për klientë ndërkombëtarë si: Coca-Cola, Lockheed-Martin, dhe Calphalon, si dhe për organizata lokale si: Wood County Health Services, Shoqata e Komisionit të Taksave – Ohio, etj. Ai është eksperti i çertifikuar për Myers-Briggs dhe TRACOM.

Zj. Ester Caco [Anëtare Bordi] Ester Caco është Juriste për nga kualifikimi dhe eksperienca. Ajo u lind në Tiranë, ku kreu studimet e larta duke u specializuar në Jurisprudence, dhe më tej punoi për Ministrinë e Qeverisjes Vendore dhe për VNG International si Manaxhere Projekti. Në vitin 2001, Zj. Caco migroi bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ju bashkua të vetmes Studio ligjore shqiptare në New York “Isejn Marku PC” and “Marku, Beno & Tsamblakos, PLLC”, ku aktualisht mban detyrën e Manaxheres së Zyrës, e specializuar në çështje të migrimit..

Gjithashtu, Co-PLAN ka në strukturën e tij një Bord Këshillimor, i cili kontribuon me ide dhe këshilla në vendimarrjen e strukturave drejtuese.

Share this Page: