Plani Strategjik Zhvillimit i Bashkisë Vau i Dejës

Objektivi kryesor i kësaj strategjie është përcaktimi i masave konkrete dhe të mundshme brenda një afati kohor të shkurtër prej 6-7 vjetësh, duke synuar rivitalizimin e aktiviteteve ekonomike dhe sociale të kësaj njësie si dhe përmirësimin brenda standarteve të nevojshme të shërbimeve apo rrjeteve të infrastrukturës. Në këtë mënyrë, dokumenti bën një vlerësim të kujdesshëm të gjendjes ekzistuese për përcaktimin e problematikave aktuale si dhe të potencialeve të mundshme për tu marrë në konsideratë. Analiza pasohet me një trajtim të strukturuar të ndërhyrjeve konkrete të ndara sipas fushave përkatëse duke prekur të gjitha komponentet e zhvillimit të kësaj njësie. Strategjia adreson zhvillimin ekonomik të Bashkisë Vau i Dejës nëpërmjet rivitalizimit të njësive prodhuese të vogla ekonomike, zhvillimit të fermave bujqësore dhe blegtorale, zhvillimit të turizmit historik dhe natyror etj. Në fund, dokumenti përcakton strukturën e nevojshme monitoruese dhe vlerësuese gjatë zbatimit të Strategjisë. >>