Puna kërkimore dhe konsultative e Co-PLAN ndërton mbi katër fusha ekspertize: Zhvillimi Urban dhe Rajonal, Manaxhimi i Financave Publike, Manaxhimi i Mjedisit Urban dhe Punë Kërkimore e Politikave Publike , si një element i integruar në të gjitha fushat. Co-PLAN ka eksperiencë të gjatë dhe portofol të larmishëm pune kërkimore në fushat e ekspertizës, veçanërisht në fushën e përgatitjes së planeve rregullues, planeve strategjikë, projekteve zhvillimorë, financave publike, vlerësimeve të ndryshme mjedisore, etj. Secila fushë ekspertize manaxhohet nga një njësi e dedikuar, dhe ofron një portofol të fokusuar shërbimesh konsultative, eksperiencash, dhe eskpertësh të kualifikuar. Krahas katër fushave të ekspertizës, Co-PLAN është i angazhuar dhe në fuqizimin e shoqërisë civile. Ky seksion ju ofron mundësinë të njiheni me secilin portofol.