2021

Thirrje për publikim

Nëpërmjet kësaj thirrjeje ne ftojmë të gjithë të interesuarit në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen territoriale, të dorëzojnë abstrakte për publikimin e artikujve në numrin e tretë të periodikut Qeverisja Territoriale në Ballkanin Perëndimor.

Qeverisja Territoriale në Ballkanin Perëndimor botohet nga Co-PLAN dhe Universiteti POLIS një herë në vit, në gjuhën angleze, në version të shtypur dhe në mediume online (http://www.co-plan.org/en/tg-review/). Artikujt bazohen në punë kërkimore shkencore dhe vlerësime ekspertësh. Artikujt synojnë të prodhojnë njohuri që ndikon formësimin e politikave publike në Ballkanin Perëndimor në lidhje me qeverisjen territoriale dhe çështje të tilla si planifikimi i territorit, integrimi Evropian dhe Evropianizimi, mjedisi, ndryshimet klimatike dhe resilience, energjia, transporti, trashëgimia kulturore, financat publike, zhvillimin rajonal, etj.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Share this Page