ideAL – Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me European Policy Center (Bruksel) dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, zbatojnë projektin “ideAL- Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri”. Ky projekt synon të kontribuojë në përmirësimin e dialogut të politikave publike në Shqipëri, përmes forcimit të dialogut të politikave në proceset e reformës, dhe duke lehtësuar angazhimin dhe dialogun midis institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore dhe aktorëve jo-shtetërorë. ideAL punon ngushtësisht me aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë në mbështetje të dialogut mes palëve, të krijojë një platformë të zhvillimit të kapaciteteve për të mbështetur aktorët jo-shtetërorë në fushat që lidhen me ciklin e politikave, si dhe të mbështesë financiarisht përmes një programi substancial grantesh, aktorë jo shtetërorë të angazhuar në hulumtum politikash.

Në proces, projekti ‘ideAL’ ka mbështetur 21 nisma për ndikim të ciklit të politikë-bërjes, nga organizata apo individë. Ju mund të njiheni me nisma e mbeshtetura me poshte ose duke vizituar www.ide-al.org

Share this Post