Demokracia në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare

Periudha e Zbatimit: 2014 – 2015
Donatori: Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes Komisionit të Granteve për Demokracinë
Fondi: 42,100 USD
Zbatuar në: Tiranë, Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN

Projekti “Demokracia në Veprim: Aktivizmi Urban për Demokraci Qytetare” trajton nevojën e komunitetit për të marrë përsipër rolin përkatës dhe përgjegjësitë në proçeset e bërjes së qytetit, përmes rritjes së pjesëmarrjes në proçeset që identifikojnë, rrisin, dhe adresojnë çështje me interes të përbashkët komunitar. Ky projekt synon të arrijë objektivat e tij përmes një qasje praktike pjesëmarrëse, konsultime të ngushta hap-pas-hapi me komunitetin, dhe një seri veprimesh aktive origjinale urbane, ndjekur nga ndërhyrjet konkrete urbane, ku adresohet një çështje e veçantë shqetësimi për komunitetin. Shtrirja dhe natyra e aktivizmave urbane, ndërhyrjet konkrete në të paktën pesë fusha, u përcaktuan në bashkëpunim me komunitetin, i cili gjithashtu morri pjesë në zbatimin e aktivizmit urban (zgjidhjes). Proçesi, shembujt e aktivizmit urban dhe mësimet e nxjerra u shpërndanë gjerësisht përmes mediave, një botimi të dedikuar, dhe një dokumentari me metrazh të gjatë.

Qëllimet e këtij projekti janë:
1. Forcimi i rolit dhe përgjegjësive të qytetarëve, si element kyç në demokracinë lokale dhe proçeset e zhvillimit dhe integrimit të qyteteve tona;
2. Transmetimi mes qytetarëve të kulturës pjesëmarrëse në proçeset e qytet-bërjes, duke rritur qëllimin dhe shumëllojshmërinë e ndërveprimit të qytetit me qytetarët, përmes mjeteve të aktivizmit urban, artit publik dhe ndërhyrjeve të strukturuara në qytet.

Share this Post