EFFORT – Përmirësimi i objekteve për një të ardhme me një trajektore optimale të burimeve dhe efikasitetit të energjisë

Objektivi i përgjithshëm:

Përmirësimi i efiçencës energjetike të ndërtesave publike në bashkitë Mirditë dhe Junik dhe zvogëlimi i ndjeshëm i konsumit të energjisë, duke instaluar pajisje inovative dhe duke promovuar më tej praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të ndërtesave. Projekti synon gjithashtu të lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërmjet dy bashkive, duke promovuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në lidhje me efiçencën e energjisë.

Disa nga rezultatet e pritshme të projektit janë:

  1. Vlerësimi dhe auditimi energjitik i 10 ndërtesave publike në Bashkinë Mirditë dhe Komunen Junik;
  2. Hartimi i Planeve lokale të Efiçiencës së Energjisë (duke përfshirë masat strategjike për reduktimin/kursimin e energjisë) që do të zbatohet në një periudhë afatshkurtër në nivel lokal.
  3. Hartimi i projekteve teknike për instalimin e paisjeve inovative (panele diellore, sistem ngrohje dhe izolim termik).
  4. Instalimi i pajisjeve inovative për kursimin e energjisë deri në vitin e 3-të të projektit (panele fotovoltaike ne 10 objekte publike), duke përfshirë pilotimin e instalimit të sistemit të ngrohjes termike në një ndërtesë në Junik dhe izolimin termik në një ndërtesë në Mirditë.
  5. Rritja e kapaciteteve sa i përket përmirësimit të praktikave të efikasitetit të energjisë, për të identifikuar mundësitë për kursim të energjisë dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive pajisjet përmes një programi trajnimi gjithëpërfshirës i cili kontribuon në një funksionim më të qëndrueshëm dhe me kosto efektive të objekteve publike.
  6. Informimi i komuniteti lokal dhe kryesisht studentët dhe grupet e interesit në të dyja njesitë mbi praktikat e efiçiencës së energjisë përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe nismave edukative të realizuara nga projekti.

Autoriteti Kontraktor: Komisioni Europian
Programi: Cross-border programme Albania – Kosovo, Pre-Accession Assistance (IPA II)
Bashkë-përfitues: Bashkia Mirditë, Komuna Junik, Co-PLAN
Kohëzgjatja: 36 muaj, Dhjetor 2023 – Dhjetor 2026

Share this Post