‘SPARKs: Mbështetja e Aktivizmit Qytetar dhe Nismave Avokuese në Shqipëri’

Projekti ‘SPARKs: Mbështetja e Aktivizmit Qytetar dhe Nismave Avokuese në Shqipëri’ (më tej referuar si SPARK) i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, trajton nevojën për të zgjeruar dhe fuqizuar komunitetin e aktivistëve në Shqipëri duke rritur kapacitetet e tyre të brendshme. për të monitoruar, analizuar dhe ndërmarrë veprime konkrete që kontribuojnë në ndryshime të prekshme për komunitetet ose grupet e tyre që përfaqësojnë. SPARK synon të promovojë dhe përhapë kulturën e aktivizmit dhe avokimit në mbarë vendin duke lehtësuar ndërveprimin dhe shkëmbimin midis aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile, mediave, studiuesve, etj. dhe të mbështesë dialogun e politikave të strukturuar dhe të bazuar në prova në çështjet urgjente dhe proceset e rëndësishme të demokracisë dhe qeverisjes. Për ta realizuar këtë, parashikohen një sërë procesesh të përshtatura për zhvillimin e kapaciteteve dhe stërvitje në formën e seminareve dhe komponentëve të trajnimit, që mbulojnë aspekte teorike dhe praktike të aktivizmit dhe avokimit. Gjatë procesit pjesëmarrësit do të kenë përmirësuar njohuritë e tyre se si të angazhohen në forma të ndryshme aktivizmi, dhe në proceset e avokimit (monitorimi, analizimi, ndikimi), si të krijojnë platforma dialogu me autoritetet lokale/rajonale/dhe kombëtare, si të ngrihen të veçanta çështjet urgjente brenda sektorit dhe si të inicohen veprime lobimi dhe avokimi në funksion të ndikimit në politikëbërje. Për më shumë lajme, na ndiqni në https://shkendija.org, ose në rrjetet tona sociale.

Share this Post