Takimi hapës i projektit CROSS-REIS – Rrjeti Ndër-Disiplinor për Ekselencën në Kërkim në eko-Sistemet e Inovacionit të Ekonomisë

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju takimin hapës të projetkit CROSS-REIS, Rrjeti Ndër-disiplinor për Ekselencën në Kërkim në eko-Sistemet e Inovacionit të Ekonomisë, që u zhvillua më 29 dhe 30 Janar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Nishit, Serbi. Takimi shënoi fillimin e një udhëtimi bashkëpunues me partnerë ballkanik dhe evropian drejt nxitjes së ekselencës në shkencë dhe avancimit të zhvendosjes drejt një paradigme të ekonomisë rigjeneruese.

Projekti CROSS-REIS është një iniciativë dinamike që synon promovimin e një bashkëpunimi më të thellë dhe më gjithëpërfshirës midis institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit në 5 vende evropiane në zgjerim dhe 4 vende evropiane udhëheqëse në shkencë. Objektivi kryesor është të mbështesë tranzicionin drejt një ekonomie rigjeneruese duke krijuar njohuri kritike dhe masë kërkimore. Kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit me institucionet kryesore kërkimore evropiane, duke mbështetur kështu tranzicionin binjak të gjelbër dhe dixhital.

Qëndroni me ne për më shumë informacion dhe përditësime mbi projektin CROSS-REIS! Së bashku, le të hapim rrugën për një të ardhme rigjeneruese!


Universiteti i Nishit Universiteti i Malit të Zi Oslo Universiteti Metropolitan Consorzio Poliedra Politecnico di Milano Shoqata e Ekonomistëve Euro-Mesdhetar – EMEA Universiteti i Rijekës Universiteti i Lubjanës

#crossreis #Inovacion #EkselencëKërkimore

Share this Post