Green-AL II “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 – 2027”

Green-AL II “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 – 2027” synon të zgjerohet mbi njohuritë dhe arritjet e Green-AL I “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri”, duke e orientuar fokusin e tij në fuqizimin e mëtejshëm të OSHC-ve në Shqipëri, drejt trajtimit të tri temave kryesore: Klima, Ndotja dhe Natyra.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të ushqejë dhe fuqizojë më tej OSHC-të mjedisore shqiptare për pjesëmarrje dhe kontribut efektiv në acquis të BE-së  dhe në proçesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe të kontribuojë në mënyrë proaktive në adresimin, nëpërmjet avokimit, ndikimit në politika dhe monitorimit të të dhënave të bazuar në prova, të sfidave mjedisore nga nivelet lokale deri në ato kombëtare.

Për të arritur këtë, partnerët e Green-AL II do të përqëndrohen në 3 shtylla kryesore:

(i) Përmirësimi i rolit të OSHC-ve mjedisore në Shqipëri, duke rritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre përmes trajnimeve tematike, mentorimeve dhe mbështetjes financiare përmes Skemave të Granteve.

(ii) Rritja e sinergjive në sektorin e OSHC-ve në Shqipëri përmes themelimit të një Rrjeti të OSHC-ve në Shqipëri dhe, si rezultat, përmirësimi i pranisë së tyre dhe të presionit reciprok gjatë proçeseve të rëndësishme të hartimit të politikave. Kjo do të bëhet për të ndërtuar mbi partneritetet e vazhduara të OSHC-ve mjedisore dhe aktorëve të heliksit të katërfishtë, duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e proçeseve të hartimit të politikave në nivel lokal apo kombëtar.

(iii) Kontributi në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë në lidhje me tre temat kryesore mjedisore  të Green-AL II. Vazhdimi i Green-AL ofron mundësinë për rritjen e reziliencës në rajon, duke nxitur ndërgjegjësimin për rëndësinë e avokimit dhe monitorimin e të dhënave të bazuara në prova. Në këtë shtyllë, përpjekjet e Green-AL II do të përqëndrohen në aktivitete që rrisin kapacitetet e OSHC-ve në monitorimin e bazuar në prova dhe nxitjen e mëtejshme të pranisë së tyre për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë midis palëve të interesuara (si institucional dhe joinstitucional) dhe të publikut në përgjithësi, në nivele të ndryshme territoriale.

Për të mbështetur arritjet e suksesshme të veprimtarive të zhvilluara dhe për të përforcuar shtrirjen e projektit, Green-AL II do të ketë gjithashtu një platformë web, e cila do të shërbejë si një mjet për të lehtësuar krijimin e rrjetit të OSHC-ve Mjedisore, për të reflektuar mbi aktivitetet e kryera në kuadër të këtij projekti, dhe në ndërgjegjësimin e mëtejshëm të palëve të interesuara dhe qytetarëve nëpërmjet ofrimit të të dhënave të pasura të monitorimit mbi tre temat kryesore në kuadër të Green-AL II.

Ky projekt implementohet nga:
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (udhëheqës)
VIS Albania (Volontariato Internazionale per lo Sviluppo)
COSV (Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio)

Me financimin e:
Sida (Agjencia Qeveritare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim)

Share this Post