Co-PLAN Staff

Stafi i Co-PLAN-it përbëhet nga ekspertët më të mirë në fushat që përfaqësojnë që me ekspertizën e tyre i shtojnë vlerë organizatës. Ata janë të rinj, energjikë dhe vijnë nga prejardhje të ndryshme duke përfaqësuar më së miri filozofinë e punës së Co-PLAN. Stafi i Co-PLAN është i kualifikuar në disa fusha tematike: menaxhimi urban dhe rajonal, menaxhimi i financave komunale, menaxhimi i mjedisit urban si dhe fushën kërkimore. Një pjesë e ekspertëve tonë kanë përfunduar studimet e tyre në universitete ndërkombëtare, kryesisht në institucione dhe institutet hulumtuese të shquara akademike, si: Universiteti Erasmus, MDF (Fondacioni për Zhvillimin e Menaxhimit) dhe IHS (Instituti për Strehimin dhe Studimet e Zhvillimit Urban) në Holandë, Kolegji i Popullit në Danimarkë, Universiteti i Cincinnati-t, Pittsburgh dhe SHBA, Universiteti i Firences në Itali etj.

Ju mund të njiheni më shumë me stafin tonë këtu.

Share this Post

Leave a Comment