Europianizimi përtej Procesit

Co-PLAN në 2017 ndërmori një nismë e mbështetur dhe nga OSIFE nëpërmjet programit të saj “Europianisation Beyond Process” për të zgjeruar vizionin e tij drejt procesit të Europianizimit të Shqipërisë me fokus në politikat e qeverisjes territorial në nivele të ndryshme dhe duke faktorizuar politikat dhe debatin Europian. Kjo nismë e bashkëfinancuar nga Co-PLAN ka për qëllim ndërtimin e infrastrukturës njerëzore dhe forcimin e aktorëve në vendet Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar në afrimin e mëtejshëm me Europën.

Lidhur me sa më sipër Co-PLAN sheh disa mundësi për të luajtur një rol kuptimplotë në proceset integruese:
1) Kontribut në debatet midis Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, duke u përfaqësuar dhe bërë pjesë e rrjeteve akademike;
2) Kontribut në diskutimin mbi Europianizimin e Shqipërisë duke treguar rëndësinë e politikave Europiane dhe ndërlidhjet e SHipërisë me Europën. Duke u përqëndruar në perspektivën rajonale dhe territorial, zgjerohet këndvështrimi nga “A është BE-ja e interesuar në Ballkanin Perëndimor”, në “Shqipëria luan një rol konstruktiv në të ardhmen e BE-së dhe ka shumë për të mësuar nëpërmjet bashkëpunimit me BE-në”;
3) Prezantimi i gjetjeve kërkimore në Shqipëri dhe BE lidhur me qeverisjen territorial mbi baza të ndërlidhjes së karakteristikave dhe burimeve territorial me zhvillimin, kapaciteteve dhe nevojave dhe rrjeteve me shumë aktorë gjë që ndihmon në ndërtimin e një baze të forte për demokratizim dhe qeverisje të hapur.

Share this Post