CROSS-REIS, Rrjeti Ndër-disiplinor për Ekselencën në Kërkim në Eko-Sistemet e Inovacionit të Ekonomisë Rigjeneruese

CROSS-REIS është një projekt i financuar nga BE-Horizon, që synon të rrisë ekselencën në shkencë dhe krijimin e vlerave përmes bashkëpunimit të fortë dhe gjeografikisht gjithëpërfshirës në një aleancë të institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve kërkimore në 5 vende evropiane në zgjerim dhe 4 vende Evropiane lider në shkencë, për të mbështetur zhvendosjen drejt paradigmës së ekonomisë rigjeneruese. Konkurrueshmëria globale dhe vizibiliteti i institucioneve të Arsimit të Lartë në vendet në zgjerim duhet të përmirësohet duke krijuar njohuri kritike dhe masë kërkimore përmes bashkëpunimit me institucionet kryesore kërkimore evropiane në fushën e ekonomisë rigjeneruese me qëllim mbështetjen e tranzicionit binjak të gjelbër dhe dixhital.

Kjo arrihet përmes nën-qëllimeve të qarta dhe të matshme, të paraqitura më poshtë:

  • Të arrihet një qarkullim më i balancuar i talenteve që çon në një komunitet kërkimor të larmishëm dhe gjithëpërfshirës dhe rezultate inovative kërkimore, duke organizuar shkëmbime, vizita të shkurtra dhe pjesëmarrje në konferenca;
  • Të përforcojë rolin e institucioneve të Arsimit të Lartë në ekosistemet inovative, duke sjellë ekspertizë dhe burime shtesë nga institucionet kryesore kërkimore evropiane për të mbështetur zhvillimin e ideve inovative;
  • Të përfshijë praktika dhe mjete për njohuri të aksesueshme dhe shkëmbimin e të dhënave;
  • Të bëjë përparim drejt reformimit të sistemit të vlerësimit të kërkimit, duke përfshirë vlerësimin e karrierës;
  • Të përmirësojë lidhjet ndërmjet shkencës dhe biznesit duke ofruar akses në rrjete, burime dhe ekspertizë për të mbështetur zhvillimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të biznesit;
  • Të promovojë barazinë gjinore, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen;
  • Përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital të shoqërisë duke mbështetur implementimin e Axhendës së Politikave ERA 11;
  • Të inkurajojë bashkëpunimin me entitetet e vendeve të treta duke mbështetur veprimin e Axhendës së Politikave ERA 9.

Projekti synon në fuqizimin e universiteteve si aktorë të ndryshimit në K&I duke promovuar bashkëpunimin ndërsektorial ndërmjet universiteteve dhe aktorëve të tjerë në ekosistemin e K&I, duke përmirësuar aftësitë e tyre për vlerësimin e njohurive dhe duke kontribuar në nxitjen e ekselencës në shkencë.

Për të lexuar më shumë rreth projektit ndiqni linkun në faqen web zyrtare të internetit.

Share this Post