Local Democracy Promotion Project – Lëviz Albania

Local Democracy Promotion Project – Lëviz Albania

Projekti ka si synim të realizojë një ndikim katalizues mbi demokracinë vendore në Shqipëri, duke mbështetur nxitësit e ndryshimit, qofshin qytetarë, grupe me bazë komunitetin, ose organizata të shoqërisë civile, në mënyrë që të kultivohet një shoqëri civile me baza të forta vendore, e orientuar nga kërkesa dhe me influence në nivelin nën-kombëtar në Shqipëri.

Programi i Zhvillimit Rajonal RDP III

Programi i Zhvillimit Rajonal RDP III

RDP III ka si qëllim kryesor të reduktojë pabarazitë në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të fuqishme, të cilat ndërtojnë mbi potencialet e tyre dhe sigurojnë kushte më të mira socio-ekonomike për qytetarët.

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP)

Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore në Shqipëri (PLGP)

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të bërë të mundur pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për drejtuesit e bashkive.

EELGP – Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore

EELGP – Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore

Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) në Shqipëri po përballen me shumë probleme mjedisore siç janë: ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, mbetjet, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, shkatërrimi urban, etj. Siç ka treguar edhe praktika, autoritetet lokale kanë një kontribues mjaft të rëndësishëm në degradimin mjedisor, dhe për këtë arsye ata duhet të rrisin efiçencën në performancën mjedisore.

Vende të Diversitetit – Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe Promovim vlerash sociale

Vende të Diversitetit – Fushë Dialogu Ndër-kulturor dhe Promovim vlerash sociale

Ideja e projektit “Vendet e Diversitetit – hapësirat publike si një fushë e dialogut ndërkulturor dhe promovimi i vlerave sociale” është për të frymëzuar ata që duan të shohin në komunitetet e tyre promovimin e vlerave të dëshirueshme sociale, të tilla si: mirëkuptimi, mbështetja, dashuria, multikulturalizmi, respekti për diversitetin, etj.

Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana

Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana

Në kuadër të projektit të rehabilitimit të Pazarit të Ri në Tiranë, një projekt i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Co-PLAN kontribuoi në koordinimin e punës kërkimore në terren dhe në dhënien e rekomandimeve për qytetin, në kontekstin e politikave se si planifikimi dhe instrumente të tjera ligjore mund të ndihmojnë në zhvillimin e Planit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të zonës.

Projekti i Partneritetit Urban (UPP II)

Projekti i Partneritetit Urban (UPP II)

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim Ndërkombëtar Urban (I2UD), zbatuan projektin e qëndrueshmërisë sociale dhe Angazhimit Qytetar (SSCE), nën Programin e Partneritetit Urban (UPP).