Shkëndija Advokimi

KINDLE Advocacy është projekt i zbatuar nga Co-PLAN me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Projekti kishte në fokus nevojën e OSHC-ve dhe aktivistëve të rinj për të artikuluar përgjigje të bazuara në fakte, duke ndikuar në politik-bërje për çështje të nxehta të qytet-formimit, demokracisë dhe mjedisit. Projekti synon të forcojë kapacitetet e brendshme të OSHC-ve lokale dhe aktivistëve të rinj, për të monitoruar, analizuar dhe për të ndërmarrë masa konkrete, nëpërmjet një qasje të integruar, duke u siguruar grupeve zhvillim kapaciteti dhe përvojë ne advokim. Për këtë është hartuar një program specifik për rritje kapacitetesh, që përfshin workshop-e të strukturuara dhe komponentë trajnimi, të cilat mbulojnë 5 tema kyçe të qeverisjes me shumë nivele: zgjedhjet, komunikimi për ndikim, aktivizmat urbane, burimet mjedisore dhe një temë e lirë. Gjatë procesit pjesëmarrësit përmirësuan njohuritë e tyre mbi angazhimin në procese politike (monitorim, analizim, influencim), në ndërtimin e platformave dialoguese me autoritetet vendore/rajonale/kombëtare, se si të ngrenë çështje të nxehta brenda sektorit, dhe se si mund të lobojnë dhe advokojnë për të ndikuar në politik-bërje. Në përfundim, gjetjet e rezultatet e projektit, në formë dokumentesh politike, rekomandimesh dhe fushatash ndërgjegjësimi, do përdoren për të ndikuar në politik-bërje dhe zbatim politikash në rastet konkrete të paraqitura nga organizatat dhe aktivistët pjesëmarrës.

Share this Post