Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor

Periudha e Zbatimit: Dhjetor 2014 -Dhjetor 2016
Donator: EU
Fondi: 644,766.00 EUR
Zbatuar në: Ballkanin Perëndimor dhe Turqi
Zbatuar nga: Punto.sud (IT), ATRC (KS) – Partner, Co-PLAN (AL) – Partner, EASD (SRB) – Partner, EEB(BE) – partner mbështetës, TEMA (TR) – Partner, BALKAN për Urat 4x4x4 (MK) – partner

Co-PLAN ka vazhduar me implementimin e fazës së dytë të “zhvillimit të platformës ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: duke i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar reformat procesit mjedisor për integrim më të afërt në BE”. Kjo fazë, ndër të tjera, është fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e ndjeshme në lidhje me mjedisin dhe identifikimin e mangësive të mundshme në përafrimin e legjislacionit mjedisor. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të nxisë integrimin e vendeve partnere (përfshirë Shqipërinë) në BE dhe përafrimin e tyre drejt legjislacionit europian nëpërmjet ankorimit të vlerave dhe strukturave demokratike, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe përfshirjen sociale në një shoqëri civile më aktive dhe dinamike. Roli i Co-PLAN në fazën e dytë u fokusua në dhënien qytetarëve një zë për të ndikuar në procesin e reformës publike në fushën e mjedisit, nëpërmjet paraqitjes së analizave bazuar në fakte, raporteve të monitorimit dhe advokimit.

Gjatë vitit 2016, viti përmbyllës i projektit, u zhvilluan këto aktivitete në shkallë kombëtare dhe rajonale:

  • Hartimi i 12 buletineve/ fletëpalosjeve në nivel vendi, dhe 12 të tjera në nivel rajonal, të cilat mbuluan informacione të rëndësishme në lidhje me legjislacionin mjedisor dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë;
  • Akordimi i 4 grante të vogla për organizatat lokale mjedisore në Shqipëri (IEP, Milieu Contact, CRCD, EcoLëvizja). Projektet e tyre u fokusuan në përdorimin e qendrueshëm të burimeve natyrore, fushata ndërgjegjësimi mjedisor, në mbrojtjen e burimeve natyrore në rajonin e Vlorës dhe implementimin e paneleve fotovoltaike në një kopësht në Tiranë;
  • Zhvillimi i një trajnim kombëtar në lidhje me ndotjen industriale, i hapur për organizatat mjedisore, studentët, dhe të gjitha grupet e tjera të interesit;
  • Mbajtja e konferencës mbyllëse të projektit në Strugë me temë” Sfidat Mjedisore, Zgjerimi i BE-së, pjesëmarrja publike dhe media”, ku u ndanë edhe sfidat e procesit, mësimet dhe praktikat e mira me të gjithë pjesëmarrësit.
  • Pjesëmarrja në konferencën përmbyllëse e të gjithë projekteve FPA (Framework Partnership Agreements) në Shkup, pjesë e të cilave ishte dhe Evn.net, ku u diskuta mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e përgjithshëm te shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
  • U hartuan 2 publikime të rëndësishme si: “Manuali i Advokimit Evn.net – Ndryshimi i klimës dhe sfidat e zgjerimit. Si të ndikojmë politikat e mjedisit përmes avokimit efektiv” dhe “Udhëzimi rreth instrumentave të të monitorimit të BE-së, për OSHC-të në vendet kandidate dhe kandidate potenciale”.
Share this Post