Monitorimi i zbatimit të Buxheteve Vendore në Bashkitë e Fierit dhe Shkodrës
Projekti “Monitorimi i zbatimit të buxheteve vendore në bashkitë e Fierit dhe Shkodrës”, u fokusua në transparencën dhe llogaridhënien e financave në nivel lokal.
Projekti “Monitorimi i zbatimit të buxheteve vendore në bashkitë e Fierit dhe Shkodrës”, u fokusua në transparencën dhe llogaridhënien e financave në nivel lokal.
Në kuadër të projektit të rehabilitimit të Pazarit të Ri në Tiranë, një projekt i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Co-PLAN kontribuoi në koordinimin e punës kërkimore në terren dhe në dhënien e rekomandimeve për qytetin, në kontekstin e politikave se si planifikimi dhe instrumente të tjera ligjore mund të ndihmojnë në zhvillimin e Planit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të zonës.
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim Ndërkombëtar Urban (I2UD), zbatuan projektin e qëndrueshmërisë sociale dhe Angazhimit Qytetar (SSCE), nën Programin e Partneritetit Urban (UPP).
Co-PLAN ka vazhduar me implementimin e fazës së dytë të “zhvillimit të platformës ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: duke i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar reformat procesit mjedisor për integrim më të afërt në BE”.
Projekti është zbatuar gjatë periudhës 10 prill 2012 deri në dhjetor 2012, në gjashtë njësi të qeverisjes vendore në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, është kontraktuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation (HSI Albania), për të mbështetur njësitë vendore në qarkun Shkodër dhe të Lezhës në kuadërtë fazës së dytë të programit të dldp.
Projekti “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫiencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor”synon të përgatisë teknikë profesionistë në fushën e efiçiencës së energjisë.
Rigjallërimi i Shesheve të Qyteteve Ballkanike reflekton mbi ide të reja krijuese të përdorimit të hapësirave publike, pas konsultimit me njerëzit që jetojnë dhe i përdorin ato mbi problematikën dhe vlerat e këtyre hapësirave.
Projekti konsistoi në organizimin e një serie debatesh publike mbi çështje të hapësirave publike, si: prona private dhe e drejta për të zhvilluar skema të zhvillimit të lagjeve, trysnia e zhvillimit urban dhe zonat e mbrojtura urbane etj.
Gjatë vitit 2012, Co-PLAN ndërmorri një projekt për të vlerësuar situatën në lidhje me huamarrjen vendore në Shqipëri. Me mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, dhe në partneritet me Ministrinë e Financave, Co-PLAN punoi në analizimin e situatës në aspekte si: qëllimi i investimit, vlerësimi i ndikimit të tij në zhvillimin ekonomik vendor dhe asistimi i njësive të qeverisjes vendore…
Fokusi i aktiviteteve për vitin 2012 ishte në organizimin e trajnimit për zyrtarët e pushtetit vendor, OSHC, dhe anëtarë të këshillave vendorë në lidhje me çështje të financave bashkiake, si dhe përgatitjes së udhëzimeve për pushtetin vendor mbi përgatitjen e PBA-ve në bashkëpunim me Ministrinë e Financave…