Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana

Rijetëzimi i Pazarit të Ri / TID Tirana

Në kuadër të projektit të rehabilitimit të Pazarit të Ri në Tiranë, një projekt i përbashkët i Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Co-PLAN kontribuoi në koordinimin e punës kërkimore në terren dhe në dhënien e rekomandimeve për qytetin, në kontekstin e politikave se si planifikimi dhe instrumente të tjera ligjore mund të ndihmojnë në zhvillimin e Planit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të zonës.

Projekti i Partneritetit Urban (UPP II)

Projekti i Partneritetit Urban (UPP II)

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me Institutin për Zhvillim Ndërkombëtar Urban (I2UD), zbatuan projektin e qëndrueshmërisë sociale dhe Angazhimit Qytetar (SSCE), nën Programin e Partneritetit Urban (UPP).

Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor

Platforma ENV.NET në Ballkanin Perëndimor

Co-PLAN ka vazhduar me implementimin e fazës së dytë të “zhvillimit të platformës ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: duke i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar reformat procesit mjedisor për integrim më të afërt në BE”.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) – Mbështetje Tematike për Manaxhimin e Mbetjeve

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) – Mbështetje Tematike për Manaxhimin e Mbetjeve

Projekti është zbatuar gjatë periudhës 10 prill 2012 deri në dhjetor 2012, në gjashtë njësi të qeverisjes vendore në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, është kontraktuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation (HSI Albania), për të mbështetur njësitë vendore në qarkun Shkodër dhe të Lezhës në kuadërtë fazës së dytë të programit të dldp.

Tempus – DAPEEWB

Tempus – DAPEEWB

Projekti “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫiencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor”synon të përgatisë teknikë profesionistë në fushën e efiçiencës së energjisë.

Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida e NJQV-ve dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal

Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida e NJQV-ve dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal

Gjatë vitit 2012, Co-PLAN ndërmorri një projekt për të vlerësuar situatën në lidhje me huamarrjen vendore në Shqipëri. Me mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, dhe në partneritet me Ministrinë e Financave, Co-PLAN punoi në analizimin e situatës në aspekte si: qëllimi i investimit, vlerësimi i ndikimit të tij në zhvillimin ekonomik vendor dhe asistimi i njësive të qeverisjes vendore…