Planet e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta, Bashkia Pukë dhe Malësia e Madhe
Periudha e Zbatimit: Shkurt 2016 – Dhjetor 2016 Donator: Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) /dldp Fondi: 49,827.00 EUR Zbatuar në: Bashkinë Pukë dhe Malësinë e Madhe Zbatuar nga: Co-PLAN dhe Metropolis Gjatë periudhës shtator-tetor 2016, Co-PLAN dhe Metropolis mbështetën bashkitë e Pukës dhe Malësisë së Madhe në auditimin e shërbimeve të mbetjeve, si një masë e parë për konsolidimin e shërbimit, pas zbatimit të reformës territoriale dhe administrative.