Aktivizmi për Strehimin, pamundësia për një strehë

Etleva është nëna e 3 fëmijëve, prej 3 vitesh ajo jeton në një banesë me qira në Yzberisht, punon si sanitare dhe kujdeset e vetme për fëmijët. Jeta e saj ka kaluar midis vuajtjeve dhe varfërisë, për të mbajtur 3 fëmijët ajo mbledh mbetje të riciklueshme pasi rroga që merr si sanitare, paguan qiranë, ujin dhe energjinë elektrike.

“Kam 3 vite që jetoj me qira, punoj si sanitare dhe marr 180 mijë lëk në muaj, nuk më dalin kaq lekë, dhe detyrohem të mbledh kanaçe, bidona që të siguroj bukë për fëmijët. Unë nuk e kam bashkëshortin, kam  tre fëmijë, jeta ime është e vështirë dhe nuk ja dal dot me aq lekë sa marr”.

Etleva Zyberi, foto: Brejdon Xhavara

“Fëmijët duan të vishen, duan lekë çdo ditë pasi shkojnë në shkollë, në muaj familje ime mund të shpenzojmë diku tek 400 mijë lek, rroga ime është 180 mijë lek, unë nuk e përballoj, dhe kam shumë borxhe, ndihmën ekonomike nuk e marr, ma kanë hequr para 3-4 muajsh.”

Strehimi në Shqipëri është një plagët e thella në shoqëri, me mijëra qytetarë janë të pastrehë, shumë prej tyre enden duke kërkuar banesa me qira por vitet e fundit në kryeqytetin e Shqipërisë, qiraja apo blerja e një apartamenti është rritur ndjeshëm dhe ka vështirësuar gjëndjen ekonomike të shumë familjeve të varfëra.

Sipas statistikave zyrtare rezultojnë se janë 35.000 mijë të pastrehë në Shqipëri, ku vetëm në Tiranë për vitet 2018-2020 janë mbi 6708 familje që kanë kërkuar strehim dhe vetëm 1829 familje kanë mundur të gjejnë zgjidhje.

Me ndryshimin e reja ligjore, kanë bërë që qytetarët të kenë mungesë informacioni, sidomos tek familjet e varfëra që ky informacion nuk mbërrin asnjëherë për shkak të kushteve të tyre sociale-ekonomike.

Në dy vitet e shkuara, parlamenti miratoi ligjin e ri të “Strehimit Social” një ligj ky i cili solli risi të reja për programet e strehimit, ku do të japë mundësinë familjeve me të ardhura të mesme, dhe familjeve me të ardhura të ulta për të aplikuar për programe të ndryshme të strehimit, por problemi qëndron tek familjet me të ardhura të ulta, që edhe pse ligji i ri i jep mundësinë që të përfitojë nga programet e strehimit, sërish ata e kanë të pamundur të fitojmë, për shkak të kritereve që janë vendosur.

-Buxheti i Strehimit përgjatë viteve 2015-2020 ka pësuar ngritje dhe ulje të konsiderueshme, duke bërë që një numër i përcaktuar familjesh të përfitojnë nga programet e strehimit dhe duke lënë më mijëra jashtë kësaj mundësi pasi buxheti në çdo vit ka pësuar ulje duke ulur gjithashtu dhe numrin e përfituesëve.

Foto nga Qendra Per Advokim Social

Romina Sefa, aktiviste për minoritetin Rom dhe Egjiptian tregon se përpjekja e saj bashkë me grupin e aktivistëve për të advokuar që buxheti i strehimit të rritet çdo vit në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë familje, ka ardhur me ritme shumë të ulta, ajo tha se:Aktualisht buxheti i Strehimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është 629 milionë, ky buxhet i cili ka qenë aktiv për gjatë vitit 2020 ka arritur të mbulojë rreth 3 programe të strehimit social që janë programet që janë më praktik për familjet e varfëra, përgjatë vitit 2019-2020 ne kemi monituruar “planin buxhetor afat-mesëm “ dhe kemi konstatuar që mungon financimi nga buxheti i shtetit për politikat e reja të strehimit social,  ndërkohë që kjo kërkesë buxhetore vjen si nevojë pas 2 viteve të para të miratimit të ligjit të “Strehimit Social”, i cili ka një gamë të gjerë programesh strehimi, ku në total janë 6 programe strehimi. https://datawrapper.dwcdn.net/YrMHr/2/

Përsa i përket buxhetit të vitit 2021, ne kemi kryer takime të ndryshme me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ku i kemi parashtruar argumentet tona përse buxheti i strehimit duhej të rritej për vitin vijues, aktualisht buxheti për vitin 2021 është 529 milion, ndërkohë në kërkuam që të rritej me 1 miliard lekë në mënyrë që një nga programet që ka pasur përformancë të lartë (rikonstruksioni i banesave) të ketë sa më shumë përfitues nga familjet e varfëra. Sipas informacioneve që ne kemi, kjo kërkesë që ne kemi berë është aprovuar dhe pritet të reflektohet në buxhetin e vitit të ardhshëm, mbaroi Romina Sefa, drejtuese e Qendres Për Advokim Social.

Etleva, ka kërkuar strehim në bashki, por kriteret e vendosura nuk e kanë favorizuar që ajo të dalë fituese, dëshira e saj është që fëmijët të shkollohen, dhe të kënë një ccati mbi kokë në të ardhmen, ajo tregoi se ka aplikuar për strehim por nuk ka dalë fituese, “Jam interesuar për të aplikuar për strehim tek bashkia, por më thanë që nësë nuk merr kontratën e qirasë, nuk përfiton nga programet e strehimit, kontratën mua nuk ma jep askush, unë dua vetëm që fëmijët e mijë të studiojnë, dhe të kenë një shtëpi, mos të vuajnë si unë”.

Foto nga banesa e Elteva Zyberi

Si Etleva, në Tiranë ka me mijëra qytetarë që janë të pastrehë, edhe pse ligjet dhe buxhetet ndryshojnë, në praktikë kërkon kohë të gjatë për tu zbatuar dhe për të ndihmuar familjet e varfëra.

* Ky shkrim synon njohjen me peizazhin e aktivizmit në Shqipëri, përmes shembujve konkretë, që paraqesin sfidat e arritjet për përmirësimin e shoqërisë shqiptare dhe organeve qeverisëse. Shkrimi u përgatit me mbështetjen e “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, në kuadër të “Ditës Kombëtare e Aktivizmit” (22 tetor 2020).

Nga Brejdon Xhavara

Share this Post