Propozimi i Co-PLAN mbi Organizimin e Shqipërisë në Rajone

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit mbi bazën e punës analitike të kryer në vite, së paku që prej vitit 2005, dhe mbi bazën e rolit të kësaj organizate në kuadër të projektit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, ju fton të njiheni me propozimin: “Rajonalizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal”. Ky dokument reflekton propozimin e paraqitur nga Co-PLAN në

Read More

Tryezë – Reforma Territoriale

  • Thursday June 12th, 2014
  • Past
  • 0
  • 2318

Ministri për Çështjet Vendore, në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, dhe Co-PLAN Institute for Habitat Development kanë organizuar sot tryezën e diskutimeve: Rajonalizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal. Tryeza e diskutimit, e cila mblodhi përfaqësues në nivel qendror të qeverisjes, donatorë, dhe ekspertë të fushës, u ndal në nevojën për një nivel të ndërmjetëm të qeverisjes, modelin e propozuar, dhe qëllimin e funksionet që do të duhet të përmbushë.