Promovimi i partneriteteve për qytete të mundësive të përbashkëta

  • Tuesday September 5th, 2017
  • Closed
  • 2685

Periudha e zbatimit: 2010 – 2013
Donatori: Qeveria Hollandeze nëpërmjet programit MATRA
Fondi: 174,652 EUR
Zbatuar në: Fier, Durrës, Shkodër, Tiranë
Zbatuar nga: Co-PLAN dhe IHS, Holandë

Viti 2012 shënoi dhe vitin e tretë të zbatimit për projektin “Promovimi i Partneriteteve për Qytetete të Mundësive të Përbashkëta – Ngritja e Kapaciteteve për Planifikimin Territorial Gjithpërfshirës”. Ky projekt mbështetet nga qeveria holandeze nëpërmjet programit MATRA në Shqipëri. Projekti zbatohet në bashkëpunim me IHS – Instituti për Strehimin dhe Zhvillimin Urban të Roterdamit (Holandë), Universitetin Polis, Ministrinë e Transportit dhe Punëve Publike (në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit), shoqatat e njësive vendore, dhe bashkitë e Shkodrës, Durrësit dhe Fierit.Qëllimi i projektit është:

1. Të promovojë planifikimin me pjesëmarrje në nivel lagjeje në bashkitë e Fierit, Durrësit dhe Shkodrës, duke harmonizuar interesat publike dhe private për zhvillimin hapësinor
2. Të zhvillojë një platformë për ngritjen e kapaciteteve dhe të sigurojë shpërndarjen e njohurive në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë hapësinor që synojnë zyrtarët e qeverisë dhe profesionistëve
3. Të ngrejë koalicione të sektorit publik dhe shoqërisë civile për të formuluar rekomandime të politikës dhe për të zhvilluar instrumentet e implementimit për zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm hapësinor.

Share this Post