Integrimi hapësinor i Evropës: mosvijimësia e Ballkanit Perëndimor
Lexoni artikullin e plotë: European Spatial Integration: The Western Balkans Discontinuity
Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 156-166
Giancarlo Cotella
Përmbledhje
Axhenda e BE-së për territorin ka marrë gjithnjë e më shumë vrull duke filluar nga fundi i viteve 1980. Në atë periudhë, u hartuan një sërë strategjish dhe vizionesh për territorin, të cilat reflektonin mbi trajektoret e zhvillimit të asaj kohe dhe, në një aspekt më praktik, ofronin bazat mbi të cilat do të mbështeteshin zgjedhjet që lidheshin me rishpërndarjen. Ky proces, duhej të merrte në konsideratë zgjerimin e vazhdueshëm të BE-së, ndërkohë që zgjerimi drejt territoreve që shfaqnin karakteristika të ndryshme socioekonomike dhe territoriale paraqiste një sfidë për përpjekjen e BE-së për të promovuar kohezion ekonomik, social dhe territorial. Nga ky këndvështrim, me shtrirjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor të përfshirë në axhendë, ka ardhur koha të reflektohet mbi implikimet që kjo shtrirje do të ketë në zhvillimin e ardhshëm hapësinor të BE-së.