Miratimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit Kukës.

  • Monday March 29th, 2010
  • Past
  • 0
  • 2665

Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Paraqitja e planit përfshiu komponentët e listuar si më poshtë vijojnë:
• Analiza dhe vleresimi i gjendjes ekzistuese
• Vizioni i Qytetit
• Idetë udherrëfyese për transformimin e qytetit
• Metodologjia dhe hapat përkatës
• Raportet midis  infrastrukturave dhe mjedisit
• Fazat e zbatimit të planit të shtrira në kohë
• Rekomandimet dhe konkluzionet mbi zbatimin e planit në vijim.

Deklarata e përbashkët e vizionit  përbën një nga pikat më të rëndësishme të planit, e cila e ravijëzon qytetin si:
“Kukesi, qendër e rëndësishme urbane, promotor i zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal, ofron ambjent konkurues në raport me qendrat e tjera urbane për biznesin nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës, bashkëpunimit institucional me aktorë të tjerë e duke u mbështetur në potencialet dhe traditat e tij më të mira”
Kjo deklaratë ndimoi ne evidentimin e elementeve të vizionit,  që e projekton qytetin e Kukësit si një qënder të rëndësishme rajonale, një zonë me potencial  ekonomik, si edhe një qëndër urbane, ndërkohë që plani parashtron objektivat e mëposhtëm për t’u arrirë:
Objektivat e Planit të Përgjithshëm Rregullues

  • Shfrytëzimi i avantazheve që vijne si rezultat i rajonit në të cilin  ështe vendosur Kukësi si edhe rivitalizimi i elementeve qytetformues
  • Integrimi i vendbanimeve të reja në periferi
  • Identifikimi i hapësirave të reja të shtrirjes së qytetit
  • Identifikimi i hapësirave të nevojshme për vendosjen e bizneseve brenda territoreve të qytetit dhe në zona të reja
  • Realizimi i lidhjeve sa me optimale të qytetit ekzistues me autostradën Durrës-Morinë
  • Përcaktimi i qartë i njësive strukturore të qytetit
  • Bashkërendimi i skemës së zhvillimit të qytetit me rrjetin e përgjithshëm të infrastrukturave
  • Parashikimi i hapësirave të rekreacionit

Pas diskutimeve dhe reflektimit të vërejtjeve përkatëse, plani u miratua nga strukturat e sipërpërmendura duke u cilësuar si një produkt i suksesshëm, i cili do të shërbejë si instrument kyç për orientimin e zhvillimit të metëjshëm të qytetit Kukës.

Share this Post

Leave a Comment