Forumi i Kryebashkiakëve për Transformim Urban

Për herë të parë organizohet në Tiranë “Forumi i Kryebashkiakëve për Transformimin Urban”, për të mundësuar diskutimin e hapur mes pushtetit qendror, njësive të qeverisjes vendore dhe profesionistëve. Aktiviteti Kombëtar është organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me Projektin e USAID “Për Planifikim dhe Qeverisje Vendore”(PLGP) dhe Universiteti Polis, në kuadër të “Javëve të Arkitekturës në Tiranë 2014”. Forumi zhvillohet më 29 dhe 30 Shtator në orën 09.00 në Universitetin Polis.