Tryeza Rajonale – Ligji nr.10119

Katër tryeza rajonale u organizuan në fund të muajit mars dhe javën e parë të muajit prill, në Rajonin e Fierit, Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, me përfaqësues të njësive vendore me qëllim: (1) Shpjegimin dhe dikutimin e rëndësisë së Ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, si dhe iniciativën e ndërmarrë për hartimin e akteve nënligjore; (2) Prezantimin e rezultateve të intervistave të terrenit; (3) Konfirmimi apo modifikimi i çështjeve substanciale të diskutuara si shqetësime të njësive vendore.

Konferenca Kombëtare “Burimet e Energjisë së Rinovueshme dhe Përdorimi Efiçent i Energjisë”

Tiranë, 28 May 2007 – Konferenca Kombëtare “Burimet e Energjisë së Rinovueshme dhe Përdorimi Efiçent i Energjisë” është një aktivitet i organizuar brenda projektit Energjitë e Rinovueshme në Shpipëri dhe u zhvillua në datë 1 Qershor 2007, ora 10:00, në “Shtëpinë e Oficerave” në Tiranë. Kjo konferencë ishte një aktivitet i përbashkët i Co-PLAN dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.