Ceremoni Përmbyllëse e Projektit MATRA

  • Monday April 22nd, 2013
  • Past
  • 0
  • 2523

 Njohuria teknike si dhe rastet studimore të zhvilluara gjatë zbatimit të projektit, janë përmbledhur në një publikimin të dedikuar ‘Praktika të reja për zhvillimin dhe manaxhimin e tokës në Shqipëri’, veçanërisht për profesionistë të planifikimit urban, zhvillues, dhe vendim-marrës. 

 

Gjatë aktivitetit, i cili u organizua më 19 prill, 2013 në mjediset e Universitetit POLIS, gjithashtu, u prezantua një publikim i ri, frut i një pune ambicioze kërkimore, i cili synon të ndikojë në politikë-bërje: ‘Politikëndjekës apo Politikëbërës! II’. Ky publikim është vëllimi i dytë i cili ndërton më tej në përkushtimin e Co-PLAN për të të kontribuar në artikulimin e alternativave të ndryshme në lidhje me qeverisjen e mirë, zhvillimin urban, manaxhimin e territorit dhe të mjedisit. Përmes këtij publikimi Co-PLAN synon të çojë më tej diskutimin për këto çështje, duke shpresuar që një pjesë e mirë e ideve të propozuara në artikujt e këtij libri, do të bëhen pjesë e debatit profesional dhe politik,për t’u adoptuar më tej në politika zhvillimi.

Gjithashtu, gjatë aktivitetit, u akorduan diplomat e kurseve pasuniversitare në planifikimin hapsinor, si pjesë e programit Master Profesional, organizuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Holandë dhe Universitetin POLIS për rreth 90 studentë. Aktiviteti u përshëndet dhe nga shoqata e sapo themeluar Dutch Alumni, gjë që u mirëprit dhe u mbështet nga pjesëmarrësit.

{gallery}gallery_MATRA{/gallery}

 

Share this Post

Leave a Comment