DEL Co-PLAN GAZETTE 7
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju numrin e 7-të të “Co-PLAN Gazette”, e cila mbulon zhvillimet më të fundit të gjysmës së dytë të vitit 2014, me fokus të veçantë në fushën e efiçiencës së energjisë. Aspekte si rëndësia e një qasje multi-sektoriale në trajtimin e çështjeve dhe përfitimeve nga efiçienca e energjisë, një tablo të gjendjes aktuale tëstokut të banesave në vend, si dhe rekomandime konkrete për promovimin dhe



Universiteti POLIS, Shkolla e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban në Tiranë, sjell për të parën herë në 22 vjet në Shqipëri programin TEMPUS të manaxhuar nga një institucion shqiptar. Së bashku me 10 parterë nga rajoni dhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania, Hollanda, Portugalia dhe Sllovakia, Universiteti POLIS do të punojë për zhvillimin e arsimit profesional fushën e efiçencës së energjisë. Rektori I Universitetit POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj, falenderoi të gjithë parterët në sjelljen e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të parën herë në Shqipëri nën drejtimin e një institucioni shqiptar, duke provuar që në jemi gati për sfida të tilla në arsim.