Manaxhimi i Integruar i Mbetjeve Urbane në Qytetin e Tiranës

  • Wednesday October 29th, 2014
  • Past
  • 0
  • 2210

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha, Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Z. Dritan Shutina, përfaqësues nga IFC (Banka Botërore), si dhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të fushës së manaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane, etj.

Ky aktivitet është veçanërisht i rëndësishëm për prezantimin e studimit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës, për të analizuar gjetjet dhe sugjerimet e studimit, si dhe për të hapur një diskutim në lidhje me to. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Basha, tek saj ju përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me studimin e kryer dhe propozimet e tij, ftoi të gjithë pjesëmarrësit të ndërmernin një rol më proaktiv në analizimin dhe shprehjen e opinioneve dhe sygjerimeve në lidhje me studimin, i cili nisur nga dita e sotme do të mund të aksesohet në faqen zyrtare (online) të Bashkisë Tiranë.

Kjo tryezë, e cila u organizua në kuadër të projektit ENV.net, financuar nga Bashkimi Europian, u zhvillua sot, më 29 Tetor në orën 09.30 në mjediset e Universitetit POLIS, Tiranë.

Share this Post

Leave a Comment