Forumi Urban “Qyteti i së Nesërmes!”

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2464

Qyteti i së Nersërmes`Ne po shqyrtojmë seriozisht kërkesën e Bashkive Fier dhe Elbasan për një shtrirje të mundshme të programit`-nënvizoi Ambasadori Holandez në mbyllje të Forumit Urban `Qyteti i së Nesërmes!` organizuar më 22 Nëntor 2006, në Hotelin Sheraton, Tiranë. Aktiviteti kombëtar u iniciua nga Co-PLAN, Ministria e Brendshme dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit dhe Elbasanit. Ky aktivitet kombëtar u zhvillua me rastin e mbylljes së programit tre vjeçar `Për një Qeverisje të Mirë Urbane, EGUG II`, financuar nga Ambasada e Vendeve të Ulta.

Me fondin e programit prej 1,1 milion Euro, u përgatitën Planet Rregulluese Urbane, Strategjitë e Zhvillimit të Qytetit dhe Zhvillimit Ekonomik Lokal, si dhe Sistemi i Menaxhimit Bashkiak për bashkitë Elbasan dhe Fier. Ky program i zbatuar nga Co-PLAN, përkrahu zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Qytetit në të dy këto qytete drejt ushtrimit të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje si instrument financiar në mbështetjen më të mire të qytetarëve dhe të nevojave të tyre.

Eksperienca tre vjeçare iu transmetua 125 pjesëmarrësve të pranishëm në Forumin Urban. Diskutimet në forum u përqëndruan në çeshtjet që lidheshin me zbatimin efiçent të strategjisë së zhvillimit të qytetit, ion to evaluate the instruments created within the model presented from a critical point of view. The forum`s debate was focused on issues concerning the efficient implementation of city development strategies, qasjeve të reja të  instrumentave të palnifikimit urban, standartizimin e sistemit të informacionit, buxhetimit me pjesëmarrje, etj.

Z. Ferdinand Poni, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Brendshme, pasi njohu arritjet e programit u perqëndrua në disa rekomandime për reformën e decentralizimit. Ai përmendi disa aspekte lidhur me nevojën per koordinim ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes lokale, sikurse dhe pronësinë si një çështje kyçe për garantimin e ligjshmërisë në këto procese gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, Z Stavri Ristani, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, vlerësoi pozitivisht modelin e krijuar në qeverisjen e mirë, praktikë e cila duhet marrë në parasysh në përgatitjen e ligjit të planifikimit urban, si dhe në reformën e decentralizimit.

 

Share this Post

Leave a Comment