Ftesë për ‘Debat On Tour in the Western Balkans

Kultura të reja të Planifikimit Hapësinor

Pas kontrollit të madh të pushtetit qëndror mbi planifikimin hapësinor, shumë qytete ish komuniste të Ballkanit perëndimor janë trasformuar nga një zhvillim i vrullshëm i pakontrolluar urban.

Si të krijojmë kultura të reja të planifikimit hapsinor në një rajon ku jo vetëm banorët por edhe arkitektët dhe planifikuesit urban ndihen të papërfshirë në zhvillimin e hapsirës? Në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe Co-PLAN, NAI (Instituti Hollandez i Arkitekturës) organizon …

 

Debate on Tour në Tiranë , Podgoricë dhe Sarajevë në datat 4 – 6 Korrrik 2011, për të adresuar keto çështje. Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në këtë event i cili do të realizohet në Universitetin POLIS ditën e Hënë, 4 Korrik 2011 ora 17:00 Auditori C1. Në orë 19:00 do të keni mundësinë të vazhdoni diskutimin në Kantinën Motown me një koktail. Përpara ndërtesës ju pret një autobus Polis për transportin pas eventit.

 

Për më shumë informacion mbi ‘Debate on Tour’, ju ftojmë të klikoni këtu:

Jeni të mirëpritur!

Share this Post

Leave a Comment