Krijimi i Këshillit të parë të Buxhetimit me Pjesëmarrje

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2377

Krijimi i Këshillit të parë të Buxhetimit me Pjesëmarrje Kjo strukturë është rezultat i një proçesi gjithëpërfshirës, përmes së cilës prioritetet për investime u përshinë në Buxhetin e Bashkisë për 2008, u zgjodhën dhe u votuan nga vetë qytetarët e Fierit. Totali me një vlerë prej 50 milion Lekë, nga të ardhurat vjetor të Bashkisë, u alokua për këto investime.

Këshilli i Buxhetimit me Pjesëmarrje (KBP) përbëhej nga tetë qytetarë përfaqësues (dy për secilën njësi administrative) dhe tetë nënpunës bashkiak. Kryetari i këtij Këshilli ishte Z. Baftiar Zeqaj, Kryetar i Bashkisë Fier. Këshilli i BP mblidhej rregullisht për të diskutuar dhe vendosur mbi prioritetin e investimeve që do të financoheshin dhe zbatoheshin gjatë vitit 2008.

Kjo është e parë që Bashkia Fier zbatoi proçesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje. Asistenca teknike jepej nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me fonde të NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë).

Share this Post

Leave a Comment