Lançimi i Projektit “Partneriteti Shumëpalësh për të Siguruar Efiçencën Termike në Banesa”

  • Friday October 23rd, 2009
  • Past
  • 0
  • 2032

Në datën 24 Tetor 2009 në qytetin e Fier-it në orën 10.00 u zhvillua takimi i parë prezantues për projektin “Partneriteti Shumëpalësh për të Siguruar Efiçencën Termike në Banesa”

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim dhe koordinim me Bashkine Fier dhe Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një financimi të Komunitetit Europian përmes fondeve të projektit CARDS filluan zbatimin e projektit “Partneriteti shumëpalësh për të siguruar efiçencën termike në banesa”.

Objektivat kryesore të takimit për lançimin e projektit ishin:
(i)    Prezantimi i qëllimit, objektivave, metodologjisë dhe e planit të aktiviteteve të projektit;
(ii)    Prezantimi i rezultateve nga faza e krijimit;
(iii)    Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit” ndërmjet Bashkisë së Fierit, Co – Plan dhe Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit.

Për më tepër informacion:

MSc. Konalsi Gjoka
Environmental Programme Manager
Co-PLAN, Institute for Habitat Development
Mobile: +355 (0)69 20 46654
Tel: +355 (04) 257808/9
Fax: +355 (04) 257807
www.co-plan.org

Share this Post

Leave a Comment