Përtej Decentralizimit – Rajonalizimi i Shqipërisë dhe efektet e tij në organizimin territorial

  • Wednesday October 14th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2427

 

09 Dhjetor 2008

Tryeza e fundvitit e titulluar “Përtej Decentralizimit – Rajonalizimi i Shqipërisë dhe efektet e tij në organizimin territorial” synonte të tërhiqte vëmendjen e aktorëve të ndryshëm, e kryesisht atyre qeveritarë, mbi nevojën e vendit për të adoptuar një reformë territoriale si edhe të paraqiste skenarë të ndryshëm zhvillimi bazuar në organizime të ndryshme territoriale të vendit në funksion të zhvillimit rajonal. Co-PLAN ka përgatitur edhe një dokument politikash të titulluar “Rajonalizimi i Shqipërisë përkundrejt riorganizimit territorial”, dokument i cili u është dërguar Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Ministrive të linjës si edhe shumë aktorëve të tjerë të cilët punojnë me çështjet e zhvillimit rajonal dhe reformës territoriale.

Share this Post

Leave a Comment