Tryeza e Diskutimeve “Qeverisja Vendore dhe Instrumentet Financiare Afatmesme”. Si të zbusim sfidën e Investimeve Kapitale në nivelin vendor?!

  • Tuesday September 14th, 2010
  • Past
  • 0
  • 2045

 

 

Qëllimi i tryezës ishte të gjeneronte një debat konstruktiv dhe ide të qarta mbi si mund t`i përgjigjemi nevojës së pushtetit vendor për të financuar investime kapitale si dhe të prezantonte nisjen e një projekti të ri të Co-PLAN në bashkëpunim me Ministrinë e Financave financuar nga OSI/LGI Budapest, për të mbështetur njësitë vendore por edhe pushtetin qëndror në krijimin e praktikave të sukseshme të hartimit të instrumentave financiarë afatmesëm siç është rasti i Programit Buxhetor Afatmesëm.

Në tryezë u diskutuan, në nivel vendor e qëndror, në lidhje me hartimin dhe monitorimin e dokumentave strategjik afatmesëm financiar si dhe bazën përkatëse ligjore si dhe u krijua një atmosferë shkëmbimi eksperience dhe u trajtuan probleme në lidhje me çështje e menaxhimit financiar mes njësive të ndryshme vendore si dhe qeverisë qëndrore.

Të ftuar ishin Zv/Ministri i Financave, drejtues të lartë të pushtetit vendor të angazhuar me financat lokale në bashkitë : Berat, Durrës, Fier, Fushë Krujë, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Shkodër, përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfaqësues nga grupi i donatoreve, programi DELTA/LGI, programi LGPA/USAID, programi DLDP/Swiss Cooperation, etj.

Co-PLAN paraqiti në këtë tryezë Planin e Investimeve Kapitale si instrument i rëndësishëm i zbatimit të Strategjive të Zhvillimit Ekonomik Lokal në njësitë vendore si dhe sfidat e ardhshme për krijimin e praktikave të punës për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm, si një ndër instrumentet kryesore për të koordinuar investimet kapitale mes niveleve të ndryshme të qeverisjes.

Share this Post

Leave a Comment