Tryezë Kombëtare Impakti në Mjedis i Politikave të Strehimit

  • Friday April 1st, 2011
  • Past
  • 0
  • 2409

 

Në kuadër të hartimit të politikave të strehimit, me iniciativë të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (MPPT) u miratua ligjit Nr. 10 112, datë 9.4.2009 “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit”. Nërkohë IFC (International Finance Corporation) në bashkëpunim me MPPT punoi dhe propozoi aktet e tjera nënligjore për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të bashkëpronësisë, i cili kishte për qëllim rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.

Në këtë kontekst, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim dhe koordinim me Bashkinë Fier, nëpërmjet një financimi të Komunitetit Europian përmes fondeve të projektit CARDS dhe me mbeshtetjen e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit finalizoi projektin “Reduktimi i energjisë së përdorur në banesa, nëpërmjet bashkëpunimit Shoqeri Civile – Pushtet Vendor”. Projekti në fjalë ishte një vazhdimësi e punës dhe e filozofisë së programit “Për një qeverisje të mirë urbane” EGUG, duke vazhduar të konsolidonte më tej punën e deritanishme për zbatimin dhe bërjen operacionale të objektivave të Strategjisë së Zhvillimit të Qytetit.

 Gjithashtu ky projekt, i cili kishte si qëllim riorganizimin e bashkëpronarëve në një bllok banesash duke përdorur restaurimin energjetik të ndërteses si një instrument efikas për të mirëmbajtur stokun ekzistues të ndërtesave, mori një rëndësi akoma më të madhe në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave të strehimit që ka ndërmarrë MPPT. Në këtë kontekst ky projekt synoi dhe ndërtoi një model praktik, i cili u zbatua në qytetin e Fierit duke kontribuar jo vetem në stimulimin e zbatimit të ligjit Nr. 10 112, datë 9.4.2009 “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit” por në të njëjtën kohë nëpërmjet mbledhjes së informacionit praktik dhe ndërtimit të eksperiencave pozitive, ndihmoi në konsolidimin dhe zbatimin e sukseshëm të këtij ligji.

“Partneriteti Shoqeri Civile – Pushtet Vendor drejt Administrimit të Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit” ishte` një tjetër aktivitet në serinë e kontributit që Co – PLAN është duke dhënë në këtë fushë. Si një bashkëudhëtar në iniciativën e MPPT, nëpërmjet ndërtimit dhe facilitimit të tryezave të debateve, Co-PLAN ka synuar të sjellë fillimisht një dimension mjaft të rëndësishëm atë të informimit të të drejtave dhe detyrimeve që kanë palët për të bërë të mundur administrimin e bashkëpronësisë, më pas vlerësimin e kapaciteteve dhe mundësive, që ekzistojnë për ta aplikuar me sukses këtë iniciativë, dhe së fundi ndërtimin e modeleve të para praktike të mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta, të cilat ofrojnë dhe testojnë alternativat për zbatimin me sukses të kësaj iniciative. Ky takim fillimisht synonte të prezantonte modelin e krijuar në Bashkinë e Fierit për të mirëmbajtur hapësirat e përbashkëta nëpërmjet restaurimit energjetik të ndërtesës dhe më pas të përhapte në një shkallë më të gjerë kombëtare instrumentat, që do ti vinin në ndihmë si Njësive të Qeverisjes Vendore për të informuar, ndërtuar kapacitete dhe zbatuar me sukses këtë ligj.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me MPPT dhe Bashkinë Fier në datën 8 Prill 2011 në orën 10.00 Universiteti POLIS Universiteti Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban.

Axhenda:

10.00 – 10.30 Hapja dhe objektivat e takimit

Z. Dritan Shutina – Drejtor Ekzekutiv i Co–PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

 Përfaqësues nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

 Z. Baftjar Zeqaj – Kryetar i Bashkisë Fier

 Z. Stefano Calabretta – Kordinator i Shoqerisë Civile dhe Bashkëpunimit Horizontal. Përfaqësues i Delegacionit Europian për Shqipërinë

10.30 – 11.00 Impakti në Mjedis i Politikave të Strehimit

Znj. Doris Andoni – Drejtoria e Politikave të Strehimit, MPPT Partneriteti Shoqëri Civile – Pushtet Vendor drejt administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit

Z. Konalsi Gjoka – Manaxher i Temës së Mjedisit në Co–PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

11.00 – 12.00 Diskutime dhe konkluzione

12.00 – 12.30 Bufe

Share this Post

Leave a Comment