Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe partnerët e projektit Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” hapin thirrjen për modulet e granteve të Iniciativës dhe Partneritetit. Me një fokus të qartë për organizatat mjedisore këto dy module të granteve synojnë mbështetje direkte për  adresimin e problematikave mjedisore të lidhura ngushtë me efektin që kanë mbi komunitete në të gjithë territorin e Shqipërisë. .

 Prioritetet kryesore të Green-AL për projekt propozimet janë:

1 ) Propozimet të ndërtohen në funksion të adresimit të problematikës apo nevojës mjedisore lokale.
2) Faktorizimi dhe fuqizimi i rolit të OSHC-ve Mjedisore në mbrojtjen dhe ripërtëritjen e mjedisit.

Informacionet rreth kësaj thirrjeje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni në link-un më poshtë:

Cikli-i-Menaxhimit-të-Projektit

Prezantim-ceshtjet-financiare-dhe-administrative-Green-AL

Prezantim-komponenti-teknik-Green-AL

Rrjetet-Partneritetet-dhe-Projektet-Potenciale

Green-AL-Udhëzuesi-Thirrjes-për-Aplikantë-në-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit

Green-AL-Aneks-1_Forma-e-aplikimit-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit

Green-AL-Aneksi-2_Forma-e-Buxhetit-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit

Green-AL-Aneksi-3_Forma-e-Kornizës-Logjike-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit

Green-AL-Aneksi-4_Programi-mbështetjes-së-thirrjes

FAQ-Sesioni Informues 29 Korrik 2021

Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën co-plan@co-plan.org deri më 20 gusht 2021.  

Afati i fundit për të dorëzuar projekt propozimet është më 15 shtator, ora 16.00.

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave të Co-PLAN si dhe në versionin elektronik (firmosur, vulosur) të dërguar në adresën: co-plan@co-plan.org

Projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”  financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP, “Comitato Internazionale per lo Sviluppo dei Popoli” VIS, “Volontariato Internazionale per lo Sviluppo dhe COSV, Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario.

Share this Post