Mbi Efiçencën e Energjisë në Banesa – Takim kombëtar

 

Ndonëse kjo nismë është përqafuar gjerësisht nga vendet kandidate dhe kandidate të mundshme, nëpërmjet detyrimeve kushtëzuese të vendosura në kuadrin ligjor, Shqipëria është ndër ato vende që nuk ka vendosur ende objektiva të qarta në përputhje me strategjinë e BE-së “20-20-20”. Megjithë progresin e kryer në rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme, ka ende nevojë të bëhen përpjekje thelbësore në rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sot, vëmendja e institucioneve tona është më e fokusuar në reduktimin “e humbjeve në trasmetim dhe shpërndarje”, ndërkohë që nuk ka udhëzime zyrtare për mënyrën e rritjes së efiçencës së energjisë në sektorin e banesave, marrë parasysh se ky sektor konsumon 23% të energjisë në vend. Për më tepër, kuadri ligjor aktual (konkretisht Ligji për Eficiencën e Energjisë dhe Kodi i Banesave) nuk eshtë përditësuar ende në përputhje me Direktivat përkatëse të BE-së. Po kështu mungojnë procesi i monitorimit dhe sidomos instrumentat stimulues për mundësimin e praktikave të tilla.

Takimi, i cili u zhvillua në ambjentet e Universitetit Polis, në datë 12 Dhjetor 2013, solli në vëmendje, çështje që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë në sektorin e banesave duke përmbushur këto objektiva: (i) Analizimin e progresit institucional dhe legjislativ deri në ditët e sotme, për eficiencën e energjisë në banesa; (ii) Prezantimi i rekomandimeve për të përmirësuar kuadrin aktual legjislativ dhe institucional për efiçiencën e energjisë në sektorin e banesave në Shqipëri; (iii) Rritjen e ndërgjegjësimit qytetar, shoqërisë civile dhe institucioneve mbi nevojën për progres në këtë fushë, dhe (iv) konsolidimin e rolit të shoqërisë civile në përmirësimin e kuadrit ligjor për efiçiencën e energjisë dhe lehtësimin e zbatimit të tij.

Share this Post

Leave a Comment