Trajnim: Huamarrja Vendore

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2552

Për më shumë informacion mbi këtë projekt mund të klikoni këtu: Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida e NJQV-ve për ta Përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal

Trajnimet adresojnë specialistët e pushtetit vendor të angazhuar në çështje të përgatitjes dhe ndjekjes së procedurave të aplikimit për kredi, çështje të financave vendore, përgatitjes së studimeve dhe projekteve kapitale, etj. Në trajnimin e organizuar më 10 Maj, 2012 – Moduli I, nga ekspertë të Co-PLAN dhe Ministrisë së Financave, përfaqsuesit e njësive qeverisëse vendore u njohën me kuadrin ligjor të huamarrjes së qeverisjes vendore në Shqipëri, për një zbatim sa më efikas të tij. Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë trajnimit ju kushtua aftësimit të stafit për të realizuar procesin e aplikimit për kredi pranë institucioneve financiare, si dhe për të përgatitur projekte të ndryshme të cilat mund të financohen përmes huave. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu dhe me praktikat e studimit të mundshmërisë së investimit, analizën financiare dhe forma të tjera të vlerësimit të ndikimit të projektit në zhvillimin ekonomik lokal.

Më poshtë do të gjeni Agjendën e dy trajnimeve të rradhës, të cilat do të organizohen në mjediset e Universitetit POLIS, Tirannë, në datat:

31 Maj 2012 – Moduli II    dhe  29 Qershor 2012 – Moduli III

 

Agjenda e Trajnimeve – Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj

Për të gjithë të interesuarit të cilët duan të marin pjesë në trajnimet e rradhës, lutemi të konfirmoni në adresat e emailit:

anila_gjika@co-plan.org

co-plan@co-plan.org

 

 

 

Share this Post

Leave a Comment