Vetëvlerësimi Finaciar i Bashkive & Auditi Urban

  • Thursday October 20th, 2016
  • News
  • 0
  • 2480

Bashkitë e Lushnjes, Elbasanit, Kuçovës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Himarës, Sarandës dhe Përmetit u prezantuan me gjetjet nga aplikimi i instrumentit të vetëvlerësimit financiar dhe auditit urban. Instrumentet janë zbatuar në këto bashki përmes asistencës teknike të Co-PLAN.

Këto bashki kanë zbatuar metodologjitë e zhvilluara nga Banka Botërore për Vetëvlerësimin Financiar të Bashkive dhe Auditit Urban. Këto metodologji mundësojnë përftimin e një panorame të përgjithshme të manaxhimit financiar; identifikimin e hendekut infrastrukturor mes gjendjes aktuale të infrastrukturës dhe asaj që duhet të jetë; prioritarizimin e projekteve të investimeve bazuar në burimet financiare të disponueshme dhe lehtësimin e komunikimit me komunitetet lokale dhe grupet e interesit.

 

 

Share this Post

Leave a Comment