Workshop i Shkëmbimit Rajonal mbi Praktikat më të Mira të Qeverisjes Gjithëpërfshirëse

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2547

Shkëmbimi Rajonal mbi praktikat më të mira të Qeverisjes GjithëpërfshirëseKy aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave mbi praktikat e qeverisjes së mirë gjithëpërfshirëse nga 26 pjesëmarrësit që vinin nga rajoni dhe bashkitë e ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrësit nga bashkitë e ndryshme të Shqipërisë sebashku me 12 pjesëmarrësit e ftuar nga Rusia, Republika Çeke, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Holanda dhe Kosova ndanë eksperiencat e tyre në qeverisjen e mirë gjithëpërfshirëse.

Diskutimet e këtij workshopi u fokusuan kryesisht në pervoja që lidhen me çështjet në qeverisjen e mirë gjithëpërfshirëse: strategjitë e zhvillimit të qytetit, planifikimi rajonal/qytetit, buxhetimi me pjesëmarrje, strategjia e zhvillimit ekononomik loka dhe legalizimi i vendbanimeve informale. Pjesëmarrësit vlerësuan ndërthurjen e vizitave në terren me prezantimet dhe diskutimeve, si dhe mbrëmjet sociale. Gjithashtu ata vlerësuan dhe praninë e kryetarëve të Bashkisë së Elbasanit dhe Fierit, si dhe stafin e bshkive gjatë ditëve të workshopit.

Për më tepër informacion mbi Workshopin e Shkëmbimit Rajonal,  lexoni Aide Memoire on the Workshop ose këshillohuni  https://egug.co-plan.org.

 

Share this Post

Leave a Comment