#ideAL – Një nismë ligjore për përmirësimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) në partneritet me Shoqatën “Albanian Food Industry” (AFI) ndërmori nismën “Përmirësimi i sigurisë ushqimore nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe dialogut”. Qëllimi i kësaj nisme ishte ndikimi në përmirësimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, përmes analizës, vlerësimit të politikave, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullatorë, advokimit dhe ndërgjegjësimit të prodhuesve dhe konsumatorëve. Përgjatë zbatimit SCiDEV dhe AFI vlerësuan gjendjen aktuale të sigurisë ushqimore