Tryezë bisedimesh mbi taksën për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri
Tryezë për prezantimin e studimit: “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument inovativ për rritjen e të ardhurave vendore”, 21 Tetor 2010 në Hotel “Mondial”, nga ora 11:00 në 13:00.
Në 21 Tetor, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në kuadër të Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri financuar nga USAID dhe “Ndikimi në Politikëbërje” financuar nga Instituti për Shoqërinë e Hapur – OSI, Budapest prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit kërkimor “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument Inovativ për rritjen e të ardhurave vendore” në një tryezë bisedimesh me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme, Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, dhe aktorëve të tjerë të interesuar.


Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.
Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.
Në datën 15 dhjetor 2009, ora 09.00 – 13.00 tek Hotel Sheraton, u zhvillua Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit zotit Fatmir Mediu. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Grontmij Carl Bro si dhe Programin e Qeverisjes Lokale LGPA/USAID