Konsultime:“Për Planifikimin e Territorit”
Tiranë, Shtator 2010 – Bazuar në ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, nr. 10119, datë 23/04/2009, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) u angazhua në hartimin e Rregullores Uniforme të Planifikimit, Rregullores Model të Planifikimit dhe Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit. Në këtë proçes, i cili u realizua gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2010, AKPT u mbështetet teknikisht nga USAID, përmes Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Në kuadër te hartimit të rregulloreve, bazuar ne ligjin 10119, AKPT u angazhua në një proçes konsultimi në nivel qendror dhe vendor.


Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.
Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.
Në datën 15 dhjetor 2009, ora 09.00 – 13.00 tek Hotel Sheraton, u zhvillua Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit zotit Fatmir Mediu. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Grontmij Carl Bro si dhe Programin e Qeverisjes Lokale LGPA/USAID
Në datën 24 Tetor 2009 në qytetin e Fier-it në orën 10.00 u zhvillua takimi i parë prezantues për projektin “Partneriteti Shumëpalësh për të Siguruar Efiçencën Termike në Banesa”